Krijimi i konkordancave për tekstin e etiketuar (2)

 

Tani do të bëjmë një konkordancë për një pjesë të ligjëratës. Korpusi Kombëtar Britanik përdor një sistem shenjimi të tillë:        

 

<w c5="NN1"...>        

 

për të sinjalizuar emrat e numërueshëm njëjës. Nëse doni të nxirrni të gjithë emrat e numërueshëm njëjës vini

<w c5="NN1" * *>*

si fjalë kërkimi. Programi WordSmith kontrollon nëse kllapat me kënd janë karaktere teksti apo hapëse dhe mbyllëse të etiketave (tag-openers and -closers):        

 

tag_marker_confirmation        

 

Këtu përgjigja është "Po" dhe do të merrni një rezultat të tillë:

 

concordance_xml_tagged_with_hidden_tags1

dhe nëse zgjidhni të fshini etiketat e papërkufizuara (undefined tags) duke zgjedhur këtë komandë nga menuja:

 

hiding_undefined_tags

 

do të merrni këtë:

 

concordance_xml_tagged_without_hidden_tags1

Nëse keni kërkuar në

<w c5="NN1" * *>love

do të nxirrni vetëm përdorime të emrave të numërueshëm njëjës të fjalës "love" (pra jo përdorime si folje të kësaj fjale)

 

concordance_xml_tagged_without_hidden_tags2